Sot u raportua në media se Igor Simiq nga Lista Serbe është sulmuar mbrëmë në një lokal në Zveçan gjatë një feste.
Për rastin sot ka folur Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut.
Ai tha se një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lënduar një person tjetër gjatë një feste në Zveçan.
“Sipas informacioneve që ne kemi mbrëmë gjatë festimit në një lokal në Zveçan, një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lënduar një person”.
“Nuk kemi rast të hapur deri më tani dhe jemi duke u marrë me intervistim të personave të involvuar”, tha Elshani.