image Raportime për bomba nëpër shkollat e Malit të Zi, nga sot mësim mbahet online

Rajon

Raportime për bomba nëpër shkollat e Malit të Zi, nga sot mësim mbahet online

news image

Duke marrë parasysh se sot kishte raportime për bomba në disa shkolla fillore dhe të mesme në Mal të Zi, Ministria e Arsimit, pas rekomandimeve të Drejtorisë së Policisë, vendosi të kalohet me mësim online në të gjitha fillore dhe të mesme deri në fund të javës, kështu thuhet në një kumtesë në rrjetet sociale të Ministrisë së arsimit të Malit të Zi.

Në këtë mënyrë, ne përpiqemi të sigurojmë vazhdimësinë e mësimit, duke u kujdesur për sigurinë e nxënësve dhe punonjësve. Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Administratën e Policisë, me kohë do të informojë publikun për të gjitha aktivitetet dhe rekomandimet e mëtejme, vazhdon kumtesa.

Gjithashtu, sot apelojmë për qetësi të gjithë qytetarëve dhe respektim të udhëzimeve të Ministrisë dhe Drejtorisë së Policisë, me qëllim që bashkërisht të kontribuojmë për stabilitet në situatën e krijuar, përfundon kumtesa e Ministrisë së arsimit të Malit të Zi.

/GazetaSinjali/