image Raporti i Progresit: Policia e Kosovës tregoi nivel të lartë të profesionalizmit në rastin e sulmit të Banjskës

Siguri

Raporti i Progresit: Policia e Kosovës tregoi nivel të lartë të profesionalizmit në rastin e sulmit të Banjskës

news image

Bashkimi Evropian sot ka publikuar Raportin e Progresit. Në një pjesë të raportit, flitet edhe për reagimin e Policisë së Kosovës në rastin e sulmit terrorist në Banjskë.

Raporti i Progresit vlerëson se Policia e Kosovës ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit.

“Reagimi ndaj sulmit të shtatorit 2023 në Banjska ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit të Policisë së Kosovë. Policia e Kosovës ka rekrutuar dy gjenerata të reja të oficerëve serbë të Kosovës, Prokuroria Speciale ka rekrutuar nëntë prokurorë speciale shtesë. Numri i aktakuzave në rastet e krimit të organizuar është rritur në vazhdimësi.

Ligji i ri për Prokurorinë Speciale bën të mundur ngritjen e ekipeve hetimore multidisiplinare në rastet komplekse dhe ofron një bazë ligjore për njësinë e Hetimit Special të policisë për të trajtuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Kosova miratoi një strategji të re për drogën; u bë funksional Observatori Kombëtar i Drogës.

Kosova përmirësoi qeverisjen e migracionit dhe zhvilloi një fushatë informuese për udhëtimin pa viza në BE, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2024. Gjithashtu, Kosova miratoi një ligj të ri për Agjencinë e Regjistrimit Civil. Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe mbeten kryesisht të vlefshme”, thuhet në raport.

Mes tjerash, në raport thuhet se Kosova duhet të ndryshojë ligjin për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit për ta harmonizuar me direktivat përkatëse të BE-së dhe të rritet numri i dënimeve për personat që merren me pastrim parash.

/GazetaSinjali/