Sot është publikuar raporti i progresit për Kosovën, në të cilin përmenden edhe milionat që Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes.
Raporti i Progresit thekson se për të marrë këtë përkrahje financiare, Kosova do të kushtëzohet me përmbushjen e e disa parakushteve, përfshirë angazhimin konstruktiv në normalizimin e raporteve me Serbinë me synimin për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, Aneksi i Implementimit dhe marrëveshjet e vjetra të dialogut.
“Kosova mund të përfitojë nga një alokim indikativ prej 882 milionë euro, që do të kanalizohet nëpërmjet një Agjende Reforme që mbulon reformat kyçe në pesë fusha të politikave: qeverisje, reforma në administratën publike dhe menaxhim financiar publik; tranzicioni i gjelbër dhe dixhital; zhvillimi i sektorit privat dhe mjedisi i biznesit; zhvillimi i kapitalit njerëzor; dhe bazat/sundimi i ligjit.
Disbursimi i mbështetjes së Unionit do të kushtëzohet me përmbushjen e parakushteve – duke përfshirë, për Kosovën dhe Serbinë, angazhimin konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve të tyre me synimin për të zbatuar plotësisht të gjitha detyrimet e tyre përkatëse që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Zbatimi i saj, Aneksi dhe të gjitha Marrëveshjet e Dialogut të kaluar dhe të angazhohen në negociatat për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në raport.