image Raporti i fundit për COVID-19/ tre të vdekur

Shëndetësi

Raporti i fundit për COVID-19/ tre të vdekur

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur raportin e fundit për COVID-19 në vend, e ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 41 raste të reja.

Kurse, sipas këtij raporti në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar tri raste të vdekjes, raporton Gazeta Sinjali.

Në 24 orët janë dhënë 384 doza kundër COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 384 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.455 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 940 testime,41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.191.

Në total numri i rasteve aktive është 642.

/GazetaSinjali/