image Raporti i IKSHPK-së/ 23 të infektuar me koronavirus

Shëndetësi

Raporti i IKSHPK-së/ 23 të infektuar me koronavirus

news image

Në 24 orët e fundit në Kosovë një person ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur në raportin e fundit se 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv nga 985 testime, raporton Gazeta Sinjali.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 95 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.802 doza të vaksinës.

Deri më sot 817.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.155 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 985 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 137 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.508.

/GazetaSinjali/