image Raporti i fundit, 69 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Raporti i fundit, 69 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

news image

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 69 raste pozitive për COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, në raportimin ditor të rasteve, bën të ditur se nga 1,046 testime të infektuar janë 36 qyetarë në Tiranë, 6 në Sarandë, 5 në Berat, 3 në Përmet, nga 2 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Kavajë, Durrës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Kukës, Has, Kurbin, Kamëz, Vorë, Fier, Mallakastër, Korçë.

Kurse, janë 497 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID po marrin trajtim 14 pacientë, nga të cilët një është në gjendje më të rënduar.

/GazetaSinjali/