image Raporti i 'Freedom House': Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Bota e Yjeve

Raporti i ‘Freedom House’: Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

news image

Raporti i sivjetëm i organizatës amerikane “Freedom House” ka gjetur se pjesëmarrja e transgjinores Edona James në spektaklin Big Brother VIP Kosova, ka pasur një ndikim pozitiv në perceptimin e njerëzve për kauzën e komunitetit LGBT+.

Sipas raportit, që ndërthuri progresin e Kosovës kundrejt kauzave të shumta, thuhet se transgjinorja kishte fituar mbështetje të konsiderueshme duke shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin publik.

Edona James, e cila para 10 vjetëve ishte bërë sensacion në medie për ndryshimin e gjinisë, këtë vit ishte njëra prej banoreve më të komentuara në spektaklin BBVK, duke qenë madje edhe njëra prej finalisteve.

Por, përkundër kësaj, “Freedom House” thotë se pavarësisht këtyre avancimeve, një emancipim i plotë ende nuk është arritur.

Sipas organizatës, Kosova ende ka ngecur në çështjet e shumta përfshirë edhe çështjen për të shtyrë përpara kodin civil lidhur me barazinë martesore dhe çështje të tjera të të drejtave. /Telegrafi/

/GazetaSinjali/