image Rangnickut i bëhet me dije që vetëm huazime mund të bëjë në janar

Futboll

Rangnickut i bëhet me dije që vetëm huazime mund të bëjë në janar

news image

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitediti, Ralf Ranginck i është bërë me dije se në janar mund të bëjë vetëm huazime.

“Djajtë e Kuq” kanë qenë të lidhur me lojtarët, si Kingsley Coman dhe Jules Kounde, por të gjithë lojtarët që mund të vijnë në “Old Trafford” në mesin e sezonit, pritet të jenë në formë huazimi.

Man United ishte ndër skuadrat që shpenzoi më së shumti në Premierligë gjatë verës, duke sjellë yje si Jadon Sancho, Raphael Varane dhe Cristiano Ronaldo.

“Football Insider” raporton se drejtuesit e klubit besojnë që gjëja më pozitive është të huazojnë lojtarë dhe pastaj nëse gjejnë formën t’i blejnë gjatë verës.

Dy ndeshjet e fundit të Man Unitedit në Premierligë janë ndërprerë shkaku i COVID-19, derisa është e paraparë që të përballen me Newcastle United me 27 dhjetor. /Gazeta Sinjali Sporti/