image Rangnick-ut nuk i pëlqeu loja: Nëse themi se përfundojmë në top 4 njerëzit nuk do të na besojnë

Futboll

Rangnick-ut nuk i pëlqeu loja: Nëse themi se përfundojmë në top 4 njerëzit nuk do të na besojnë

news image

Ralf Rangnick nuk ka mbetur aspak i kënaqur me paraqitjen e sotme të Manchester United.

Trajneri gjerman ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes, duke dhënë vlerësime minimale për paraqitjen e skuadrës.

I pyetur për top katërshe, Rangnick ka thënë se bazuar në sot, nuk mund të jap premtime për një fund të mirë.

“Nuk mund të garantoj. Shikoni paraqitjen e sotme, nëse them se 100% do të jemi në top katërshe, nuk e di nëse njerëzit do të më besojnë për këtë”, ka thënë Rangnick.

Rangnick dha disa komente edhe për paraqitjen e Mason Greenwood. Ai konsideron se i riu ishte më i miri në radhët e United.

“Eforti dhe performanca e tij nuk ishin më të mirat, por së paku ai ishte një nga më të mirët në fushë sot”, shtoi gjermani.

Manchester United u mposht 0:1 nga Wolverhampton Wanderers, në një ndeshje që u vendos nga goli i Joao Moutinho.  /Gazeta Sinjali Sporti/