image Rangnick thurë lavde për Simeonen para sfidës ndaj Atleticos

Futboll

Rangnick thurë lavde për Simeonen para sfidës ndaj Atleticos

news image

Trajneri i Manchester United ka folur para ndeshjes së parë së Ligës së kampionëve që do të zhvillohet nesër

Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Ralf Rangnick ka pasur fjalë pozitive për homologun e tij, trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone para ndeshjes së 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve që zhvillohet në mes të dy skuadrave të mërkurën.

Gjermani ka folur për trajnerin argjentinas duke thënë se Atleti u transformua gjatë udhëheqjes së tij duke u kthyer në një skuadër që të gjithë ia kanë frikën.

“Në këto 11 vite ai ka fituar trofe me një identitet të qartë dhe më një stil të njohur loje dhe nuk mendoj që ai ka ndryshuar në vitet e fundit. Gjithmonë ka një skuadër emocionale që po ashtu reflektohet me karakterin e menaxherit – Diego Simeone ndoshta është njëri prej menaxherëve më emocional në Evropë”, tha Rangnick për gazetarët të martën.

“Stili dhe mënyra se si skuadra e tij performon reflekton këto emocione që ai provon t’i dërgon në skuadër dhe kjo është ajo që ju duhet atyre. Ne duhet t’i përshtatemi nivelit të energjisë dhe emocioneve në të dy ndeshjet për të cilën gjë duhet të kemi kujdes. Do të përpiqem ta përgatisë skuadron tonë, skuadrën time, saktësisht për këtë lloj sfide. Do të jetë ndeshje fizike dhe emocionale. Ne duhet të jemi mentalisht të fuqishëm, sidomos kur ne luajmë jashtë”.

“Ne nuk kemi luajtur kundër njeri tjetrit ende por gjithmonë e kam adhuruar atë çfarë ai ka arritur. Për 11 vite me Atletico, mendoj ai e ka ndryshuar klubin tërësisht duke e bërë atë njërin prej klubeve më të respektuara në Evropë. Siç kam thënë, tani do të shikoj përpara për dy ndeshjet e radhës” – u deklarua gjermani.  /GazetaSinjaliSporti/