image Rangnick debuton me fitore te Manchesteri, mposhtin Crystal Palacen minimalisht

Futboll

Rangnick debuton me fitore te Manchesteri, mposhtin Crystal Palacen minimalisht

news image

Manchester Unitedi e ka mundur 1:0 Crystal Palace të dielën në Premierligë, në debutimin e Ralf Rangnick në stol si trajner i përkohshëm i djajve të kuq.

Fred e shënoi golin e triumfit të parë të Rangnick në pjesën e dytë në Old Trafford, i cili do ta drejtojë Unitedin deri në fund të këtij sezoni, para se ta marrë rolin e këshilltarit në klub.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e djajve të kuq në Premierligë, që iu ndihmon atyre të ngrihen në vendin e gjashtë, vetëm tri pikë larg top katërshes.

Për skuadrën e Patrick Vieiras kjo ishte disfata e tretë rresht dhe e lë atë në vendin e 12-të me 16 pikë, gjashtë larg zonës së rënies nga liga.

Ndërkohë, Tottenhami i Antonio Contes e ka mposhtur bindshëm 3:0 Norwich Cityn, për të cilin mungoi Milot Rashica i Kosovës shkaku i një dëmtimi.

Tottenhami tani është vetëm dy pikë larg top katërshes, ndërkohë që Norwichi vijon të jetë i fundit me vetëm 10 pikë nga 15 ndeshje.  /Gazeta Sinjali Sporti/