Dy aktorët e njohur, Jorge Navarro Sánchez dhe Luis Gerardo Rivera, kanë vdekur pasi ranë nga një urë teksa ishin duke xhiruar serialin meksikan “Sin Miedo a la Verdad”.
Navarro Sánchez dhe Rivera, ishin duke filmuar sezonin e tretë të “Sin Miedo a la Verdad” (Pa frikë nga e vërteta), përderisa nuk dihet ende vendndodhja e saktë e incidentit, transmeton Gazeta Sinjali.
Navarro Sánchez, së fundmi u shfaq edhe në serialin “Monarca” të Netflix, ndërsa, Rivera ishte pjesë e kastit të serialit televiziv “El Señor de los Cielos” të Telemundos./Gazeta Sinjali/