image Ramush Haradinaj me deklaratë të fortë për ‘kontratën’ e SHBA-ve për marrëveshjen finale

Kosovë

Politikë/ Ramush Haradinaj me deklaratë të fortë për ‘kontratën’ e SHBA-ve për marrëveshjen finale

news image

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse Kosova do e kishte mbajtur edhe për pak kohë taksën, Shtetet e Bashkuara  të Amerikës do të ia kishin dhënë Kosovës kontratën me marrëveshje finale.

Haradinaj ka thënë se me largimin e taksës, Kosova është më e dobët për marrëveshjen finale.

“Edhe pak Kosova nëse e kish mbajt kondicionin, ia kish dhënë Amerika kontratën finale. Qysh po e dini, shiko nuk ka qenë lehtë kjo. A t’u them ndryshe, Amerika  ka me na jep gjithqysh diçka, por kur e ke jep taksën me kohë ke me qenë më e dobët sepse s’ka qysh me ia sqaruar as evropianëve as tjerëve pse është kaq finale”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta Sinjali/