Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar sot Komunën e Gjilanit dhe atë të Dragashit, për ditën e tyre të çlirimit.
Haradinaj tha se njëzet e një vite më parë qytetarët e Gjilanti dhe Dragashit nisën kapitullin e lirisë pas dekadave nën robëri.
“Falënderues gjithnjë, ndaj aleatëve ndërkombëtarë, që u bënë krah i yni në kohën kur na rrezikohej mbijetesa. Dragash e Gjilan, Urime Dita e Çlirimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./ Gazeta Sinjali/