image Ramush Haradinaj tregon se a është ftuar nga Edi Rama për mini-schengenin ballkanik

Kosovë

Ftesë/ Ramush Haradinaj tregon se a është ftuar nga Edi Rama për mini-schengenin ballkanik

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, ka treguar se Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar asnjë ftesë nga Shqipëria për 21 dhjetor kur do të mbahet takimi mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta Sinjali.

Haradinaj është pyetur pas mbledhjes së Qeverisë nëse ka pranuar ndonjë ftesë për këtë ngjarje nga Edi Rama, por që Haradinaj ka thënë se nuk ka asnjë ftesë për Kosovën.

“Kosova nuk është e ftuar dhe jo sa e di unë dhe në rrethanat që po i shoh unë jo. Unë jam çdo ditë jam- në punë dhe nuk ka ndonjë ftesë për këtë ngjarje. Në Shqipëri kam qejf me shku çdo ditë, por përse nuk jemi ftuar ndoshta duhet me i pyet edhe ata”, ka deklaruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/.