Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PSD-AAK, Ramush Haradinaj, ka thënë aktualisht nuk ka raporte të mira me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
Ai ka thënë se është një kohë e gjatë prej kur nuk ka komunikim me Thaçin, prej përplasjeve të tyre për ndarjen e Kosovës.
“Ka një kohë që kemi raporte të ftohura. Nuk kemi komunikim. Është një kohë bukur e gjatë që s’na ka rënë me komunikuar me Presidentin Thaçi, me pas biseda e takime”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.
Haradinaj ka thënë se nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen me këto raporte, por ka thënë se tash është herët të flitet. Haradinaj ka thënë se me Thaçin ka pasur përplasje për ndarjen e taksën.
Ai ka theksuar se taksa nuk është elektorale, por strategji shtetërore.