Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë sqarime se çka e shtyu ta lëshojë takimin me kryeministrin Albin Kurti dhe opozitën.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, tha se kryeministri Kurti nuk dha sqarime rreth raporteve me SHBA-të dhe refuzimit të kërkesë së këtyre të fundit për shtyrjen e vendimit për targat.
Sipas ish-kryeministrit Haradinaj, Kurti “po mbante ligjërata”.
Postimi i plotë:
Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.
Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.