Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në konferencën e thirrur për gazetarë ka folur edhe për dorëheqjen e kreut të AKI-së, Shpend Maxhunit.
Haradinaj ka vlerësuar punën e Maxhunit dhe ka thënë se dorëheqja e tij ka të bëjë me arsye shëndetësore.
“Motivacioni është arsyeja shëndetësore që unë e respektoj”, është shprehur Haradinaj ndër të tjera.
Institucioni më i lartë i sigurisë në vend, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë prej dje ka mbetur pa drejtuesin e saj.Kjo pasi, shefi i deritashëm i këtij institucioni, Shpend Maxhuni dha dorëheqje duke e lënë në gjysmë mandatin e tij 5 vjeçar.
Sipas Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në rastet si kjo e fundit, pozita e drejtorit të AKI-së duhet të plotësohet brenda 20 ditësh. /Gazeta Sinjali/