Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim doajenin e muzikës shqiptare, Ismet Pejën.
Haradinaj ka thënë se Peja tërë shekullin e tij jetësor ia kushtoi artit të këngës së mirëfilltë qytetare, njofton Klan Kosova.
“Njerëzit që i kanë dhënë vlerë identitetit tonë, e meritojnë nderimin dhe kujdesin më të lartë shoqëror dhe institucional”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.