image Ramush Haradinaj synon koalicion të gjerë, përmend Nismën e AKR-në

Politikë

Ramush Haradinaj synon koalicion të gjerë, përmend Nismën e AKR-në

news image

Pasi zyrtarizoi koalicionin parazgjedhor me partinë e Shpend Ahmetit, Ramush Haradinaj thotë se është i hapur edhe për koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe AKR-në, raporton Sinjali.

“Jemi të hapur për bashkëpunim me Nismën, me AKR-në, me do parti që kemi një komunikim të ndërsjelltë, nuk synojmë PAN 2 apo PAN 3 nuk jemi pjesë e ndonjë skenari për ndonjë PAN të ri. Jemi poashtu që subjektet e tjera politike që kanë pikpamjet e veta t’i dëgjojmë. Por, ajo që po bojmë ne nuk po presim prej askujt, ne po krijojmë boshtin e fitores për këto zgjedhje, një bosht që po krijojmë, boshtin e fitores”, tha ai. /Sinjali/