Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj, ka lënë anash inatet me ish-partnerin e tij të koalicionet Kadri Veselin, pasi ky i fundit ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Sinjali.
Haradinaj që para dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit kishte pasur raporte të acaruara me Veselin, ka reaguar pas ftesës së Gjykatës Speciale, ndaj kryetarit të PDK-së.
Haradinaj ka thënë se Veseli si udhëheqës i UÇK-së do ta mbrojë me dinjitet pastërtinë e luftës. Ka thënë se është i bindur se do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta e UÇK-së.
“Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/