image Ramush Haradinaj reagon ndaj padisë që i ka bërë sot Edi Rama

Kosovë

Drejtësi/ Ramush Haradinaj reagon ndaj padisë që i ka bërë sot Edi Rama

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj padisë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë atij.

Haradinaj ka thënë se do t’i përgjigjet padisë që Rama i ka bërë atij lidhur me pretendimet e kryeministrit shqiptar për shpifje nga Haradinaj.

Përmes një njoftimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar.

Rama ka paditur Haradinajn në Gjykatën Themelore të Prishtinës për shpifje për çështjen e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i tij i plotë:

Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.

Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë. /Gazeta Sinjali/