image Ramush Haradinaj përgëzon Albin Kurtin për një çështje, për një tjetër e quan të dështuar

Kosovë

Ramush Haradinaj përgëzon Albin Kurtin për një çështje, për një tjetër e quan të dështuar

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj,- e ka përgëzuar Albin Kurtin dhe partnerin e tyre të mundshëm, LDK-në për zvogëlimin e numrit të ministrive, por ka qenë kritik i madh lidhur me mos krijimin e Qeverisë Kurti.

Ai fillimisht ka thënë se e përgëzon Kurtin për numrin e vogël të ministrive, por që në anën tjetër Kosova po pëson humbje të mëdha me mos themelimin e institucioneve të vendit.

Ka thënë se çdo ditë që Kurti nuk po ia fillon punës si kryeministër Kosova po humbë shumë.

“Është sukses zvogëlim i ministrive dhe i pagëzoj për këtë, por humbja e Kosovës është menjëherë një dështim i madh prej atyre që thoshin ne do t’ia kursyem paratë Kosovës. Ku jeni pra. Themeloje qeverinë dhe eja ndali ato të këqija që ke thënë, urdhëro filloja punës. Zotëri Kurti çdo ditë që nuk po ia fillon punës po i shkakton humbje vendit. Duhet ta dijë këta që është duke i shkaktuar dëm me vonesa”, ka deklaruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/.