image Ramush Haradinaj për Edi Ramën: E di kush e ka shtyrë ta bëjë padinë

Kosovë

Deklaratë/ Ramush Haradinaj për Edi Ramën: E di kush e ka shtyrë ta bëjë padinë

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar padinë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i bëri për shkak të “shpifjeve”.

Ai ka thënë se veprimet e Ramës kanë shkuar më shumë sesa e ka paraparë.

“Kjo është më larg nga sa kam parë se gjërat mund të shkojnë, kjo i ka tejkaluar parashikimet e mia”, tha ai.

Haradinaj tha se Rama ka mbajtur qëndrim pro ndarjes së Kosovës.

“Nuk kursehem ndaj zotit Rama, por kursehem ndaj bashkëkombësve”, ka thënë Haradinaj për Syri.net.

“Angazhimi i Ramës për ndarjen e Kosovës është tepër i pakuptimtë dhe i padrejtë. Ka mbajtur qëndrim pro kësaj teme në vazhdimësi derisa ministri i tij i jashtëm u dorëzua nga kjo temë dhe iku. Është një veprim shumë i dëmshëm për Kosovën. Nga zori jam detyruar t’i dal kundër. Jam i habitur me qasjen e tij, me mobilizimin e resurseve rreth tij, nga mediat deri te lobime jashtë vendit. Me këtë ndarje ne humbasim Trepçën me vlerë 10 miliardë euro. Epiqendra e ndarjes së Kosovës është Trepça. Ne mbeteshim pa Trepçën, vetëm përfitimi është 10 miliardë euro, pa llogaritur punësimin e përfitime të tjera”, tha Haradinaj.

“E di kush e ka shtyrë për të bërë padinë, i qëndroj atyre që kam thënë. E kam kursyer kombin, jo individin, ka edhe më shumë”, ka deklaruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/