image Ramush Haradinaj pas refuzimit të Kushtetuesës: S’e kam lexuar vendimin

Politikë

Ramush Haradinaj pas refuzimit të Kushtetuesës: S’e kam lexuar vendimin

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i pyetur nga gazetarët se si e komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se nuk e ka lexuar ende.

Pas dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë. Para pak minutash, përmes një njoftimi për media, Gjykata i ka kthyer përgjigje Haradinajt se “ kjo kërkesë nuk hynë në fushëveprimin e jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese”, raporton Sinjali.

Për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndër të tjera Haradinaj tha: “S’e kam lexuar vendimin. S’kërkojmë kompetenca. Ne kemi kërkuar zgjedhje, që mandati me iu kthy sovranit, e kjo ka ndodh. Por Kosova s’guxon të mbesë në vakum qeverisës”, ka thënë Haradinaj në konferencë.