Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot është mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme kryesia e kësaj partie.
Sipas Haradinajt, në këtë mbledhje janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se në këtë mbledhje janë pajtuar që slogani i AAK-së në përgjegjësitë e saj politike të jetë, “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, kështu duke paralajmëruar se partia e tij do të bëjë një opozitë të fortë,
“Përfundimi i gjithë debatit në këtë mbledhje, ishte një fjali e vetme; “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, që do të jetë edhe slogani i AAK-së në përgjegjësitë e saj politike!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Gazeta Sinjali/