Ish- kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar 8 marsin, ditën ndërkombëtare të gruas, duke postuar një fotografi me nënën e tij në rrjetin social në Facebook.
Haradinaj ka uruar gratë për ditën e tyre duke kujtuar sakrificat e popullit shqiptar në përgjithësi e të gruas shqiptare në veçanti.
“Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë”, është shprehur Haradinaj.
Dita Ndërkombëtare e Gruas sot pritet edhe në Prishtinë, ku në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të ketë një marsh protestues prej orës 12:00, për të drejtat e grave./ Gazeta Sinjali/