Kryeministri i Kosovës, në detyrë, Ramush Haradinaj, duke folur për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit nga koalicioni PDK, Nisma, ka thënë se askush nuk ia ka falur postin e kryeministrit.
Haradinaj në Rubikon ka thënë se askush nuk ia ka falur postin e kryeministrit. Ka thënë se PDK dhe as Kadri Veseli nuk është “Nëna Tereza”.
“Ju na njihni neve pelikanëve, ne nuk falim asgjë. Kur është bërë PDK apo Kadri Veseli ‘Nëna Tereza’”, ka deklaruar Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se e falënderon PDK-në dhe Nismën për mbështetje, por thotë se borxh i ka vetëm qytetarët e Kosovës.
“Përnjëmend i falënderoj për besimin PDK-në, Nismën, por borxh nuk I kam askujt. Borxh I kam vetë qytetarëve”, ka deklaruar Haradinaj./Sinjali/