Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti nuk është fort i besueshëm.
“Spo di a mundesh me i besu, nëse dikush i ndërron qëndrimet kështu, vetëm pse është afër karriges. S’ka kombëtare, ka kombëtare. Tash po thotë që i respektoj simbolet a po ju kerkon falje pra? Dikush që udhëheqë vendin duhet me pas sinqeritet para qytetarëve të vetë. Kam thënë se është mashtrues, se na paska mashtru kur s’u qu për himnin. Qe një kohë ma s’ia kemi parë shqiponjën”, është shprehur Haradinaj.
Tutje ai tha se Kurti ka disa ide të mira por që nuk i ka dëshmuar deri më tani.
“Ai i ka do ide realisht të mira, në zbatim nuk ka arritur me i dëshmu, shumicën e temave që ai I ka thënë dikush I ka zbatu”, ka thënë Haradinaj.