Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ftesës për intervistim në cilësinë e të dyshuarit që Gjykata Speciale në Hagë ia bëri Agim Çekut, shkruan Gazeta Sinjali.
Haradinaj ka thënë se Çeku është njëri ndër kontributdhënësit më të mëdhenj të luftës dhe se ai do ta dalë faqebardhë nga kjo sfidë.
“Gjeneral Agim Çeku është prej kontribuesve të mëdhenj të luftës dhe ndërtimit të paqes. Ai do ta kalojë edhe këtë sfidë. Faqebardhë”, ka shkruar në Facebook kreu i AAK-së, duke ia bashkëngjitur një fotografi të përbashkët me Çekun, në të cilën shihen të veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Gazeta Sinjali/