image Ramush Haradinaj i bën ofertë Shpend Ahmetit për koalicion

Kosovë

Ramush Haradinaj i bën ofertë Shpend Ahmetit për koalicion

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka bërë ofertë për koalicion parazgjedhorë Partisë Socialdemokrate që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë ofertë Shpend Ahmetit për koalicion parazgjedhor, ndërsa nuk dihet ende nëse një ofertë e tillë do të pranohet nga PSD-ja.

Deri më tani është përfolur për formacione të ndryshme se si partitë mund të shkojnë në zgjedhje me koalicione parazgjedhore, por nuk ka pasur ndonjë veprim konkret. I pari që ka hedhur hapin është Haradinaj me ofertën për PSD-në.

Në fakt, kryeministri në largim kishte pranuar publikisht se do të preferonte një koalicion me partinë e Shpend Ahmetit. Kishte thënë se përveç PSD-së do të dëshironte koalicion edhe me Nismën dhe AKR-në.

Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit. Që nga dorëheqja e tij të gjitha partitë politike në Kosovë janë shprehur për zgjedhje të parakohshme.

Më 22 gusht është caktuar seanca e jashtëzakonshme kur pritet të shpërndahet kuvendi./Sinjali/