Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë e ka quajtur matrapaz kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliun, pasi ky i fundit ishte kundër taksës ndaj Serbisë.
Haradinaj sonte në Frontal tha se Gërxhaliu bëri proagandë dhe ishte kundër vendit të vetë.
“Safet Gërxhaliu është matrapaz. Ai e pati bë një panair dhe i pat pru qindra biznese serbe këtu. Ai njeri del e bën propagandë, si kryetar i Odës Ekonomike të vendit të vetë. U dëmtua thoshte ekonomia me taksë. Me i thanë hej bre, nuk po të vjen marre. Nuk e kuptoj pse duhet me e dëmtu veten. Këtë s’e bën Serbia. Taksa është e Kosovës”, shtoi Haradinaj./Gazeta Sinjali/