Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali Kushtrim Xhemajli nga Zyra e Mediave e AAK-së.
“Kryetari Haradinaj, do të takohet me Kryeministrin Kurti, në fillim të javës tjetër në orar të dakorduar bashkërisht”, tha ai për Sinjalin.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend Enver Hoxhaj (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK), dhe Ramush Haradinaj (AAK).
Në këtë takim, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, do të diskutohen “çështjet me rëndësi për Kosovës”, si dhe dialogu./Gazeta Sinjali/