Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka marrë vendim që 28 nëntori të shpallet ditë pushimi në Kosovë.
Haradinaj ka thënë në një postim në Facebook se Dita e Flamurit shpallet ditë pushimi në Kosovë, “për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare”.
“Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/