image Ramush Haradinaj del me dy kërkesa për kryeministrin Kurti

Politikë

Ramush Haradinaj del me dy kërkesa për kryeministrin Kurti

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një konference për media ka bërë publike dy kërkesa për kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj i ka kërkuar Kurtit që çdo ditë pune ta fillojë me një vizitë bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, në Korporatën Energjetike të Kosovës, shkaku i situatës energjetike në vend.

Ndërsa, kërkesa tjetër e tij është që kostoja e importit të rrymës të paguhet nga buxheti i këtij viti.

I bëj apel Kurtit që të ndërmerr dy veprime menjëherë. Njëri është që ta fillojë çdo ditë pune në KEK, bashkë me Ministren, pra çdo ditë ta heq nga agjenda një takim protokollar, dhe çdo ditë ta filloj ditën në KEK, gjatë gjithë dimrit dhe i dyti që ta paguajë koston e importit për këtë vit, nga buxheti i këtij viti e të mos e bartë në buxhetin e vitit tjetër, sepse duke u bartë kostoja krijon pengesa të mëdha ne buxhetim të projekteve të tjera”, ka deklaruar Haradinaj në këtë konferencë. /GazetaSinjali/