Kandidati i koalicionit AAK-PSD për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Albin Kurtin se po dëshiron të heq taksën ndaj Serbisë. Këto komente ai i bëri në takimet me qytetarët në prag të zgjedhjeve të reja.
Haradinaj ka thënë se Albin Kurti po dëshiron ta shfuqizojë taksën ndaj Serbisë, përderisa një kohë më parë i ndalte kamionët me produkte të Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Kur po flet Albini po thotë kemi koncept ekonomik, besoni ai ka kaluar njëfarë internacionale komuniste, se po do me ja heq edhe taksën Serbisë. Po thotë nuk ka qenë ideja ime taksa, merre me mend njeriu që dilke me i ndal kamionët e fëmijët tonë na i mërdhijke me ndal një kamion, e besa hishin burgjeve, sot po thotë nuk ka qenë ideja ime taksa, edhe po ankohet që u kemi qitë taksë mallrave të Serbisë, çka me i bë, shihni ku ka mbërri”.
“LDK po thotë ne jemi krejt në rregull ne e çkapim shtetin, këtë të LDK-së nuk munden me çkap kurrgjë, se e keni parë që nuk guxonin me u ndi prej Hashimit kurrë hiç, as prej Kadrisë. E kanë qitë Vjosen sa me na i marrë votat edhe njëherë e pastaj dihet qysh vazhdon muhabeti, sepse nuk munden me shumë”, ka deklaruar Haradinaj.
E kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti tha se kur është vendosur taksa 100%, të gjithë donin t’i merrnin meritat, por kur filloi presioni për heqje, sipas tij, të gjithë ikën përveç Haradinajt.
“Kur u vendos taksa 100%, kur ke puna kush e ka bo taksën nuk i nxike kamera, jo unë, jo unë e kom qit, jo ideja jem, jo unë e kom bo, kur ke puna që erdh presioni besomni nuk i nxike dera tu ikë. Do njerëz hala pa ardh me qeveri sot jon zbeh e zmbraps prej asaj, po tuten mos po vjen naj presion, kanë nise me thënë si të vijmë ne në pushtet e heqim taksën, mos diqysh po bëhen me ndërkombëtarët e pahiri mos po ua lejojnë me hy në qeveri. Po ku tregoj edhe juve sot që me frikë e mungesë guximi nuk hyhet në qeveri. Atje më nuk janë llafe, nuk janë fjalë, duhet me vepru edhe kur ka presion duhet me i qëndru interesave të Republikës se Kosovës”, ka deklaruar Ahmeti./Gazeta Sinjali/