image Ramiz Kelmendi fton punëtorët në mbledhje të veçantë, për t’ua kërkuar votën për PDK-në

Kosovë

Ushtrim ndikimi/ Ramiz Kelmendi fton punëtorët në mbledhje të veçantë, për t’ua kërkuar votën për PDK-në

news image

Pronari i ELKOS Group, Ramiz Kelmendi, po i qëndron mbrapa deklarimit të tij publik se do të lobojë për PDK-në dhe se votën për këtë subjekt do t’ia kërkojë edhe punëtorëve të tij.

Ai sot ka ftuar mbledhje të veçantë me punëtorët e ETC 1 dhe ETC 2 në Prishtinë, të cilëve ua ka kërkuar votën për PDK-në dhe kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Kadri Veselin, duke ushtruar kështu ndikimin të drejtpërdrejt nga pozicioni i punëdhënësit, në të drejtën e votës së lirë, vepër kjo e dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, nga 1 deri në pesë vjet.  

Mbledhjen me punëtorët  ku ka lobuar për PDK-në, Kelmendi e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

/Gazeta Sinjali/