Tenori i mirënjohur shqiptar Ramë Lahaj, me një interpretim fantastik të këngës “Kur një ditë të kthehesh ti” kujtoi artisten e madhe, Nexhmije Pagarushën në festivalin e këngës 59, në RTSH.
Lahaj nëpërmjet një video në rrjetin e tij social Facebook, ndau disa sekuenca të interpretimit të këngës së ikonës shqipe Nexhimije Pagarushës, duke ju referuar si “Nanush”, ashtu siç ju ka referuar gjithmonë në shkrimet e tij dedikuar asaj.
“Nanush ti jeton e do jetosh përherë me ne e mes nesh, sepse je zëri e motivi i çdo dite të mirë e të keqe! Je me ne në çdo frymëmarrje, kënga e zëri yt janë ushqimi e frymëzimi jonë i përditshëm” shkroi Lahaj në mbishkrimin e videos.
Ndërkaq, kujtojmë se tenorit të mirënjohur shqiptar i kishte ndërruar jetë nëna e tij një vit më parë, pikërisht në ditën kur kishte koncertin madhështor “Ramë Lahaj & Friends” në sheshin e Prishtinës. Por, mbajtja e koncertit nuk u realizua gjerë në fund, pasi që gjatë ditës i kishte vdekur nëna dhe kjo kishte qenë arsyeja që tenori ndërpreu koncertin në gjysmë.
“Ju kërkoj falje por duhet ta ndërpresim këtu sepse sot më ka vdekur nëna, por nuk kam mundur të mos vijë”, kishtë thënë ai.
Lahaj, marrëdhënien e ngushtë që e kishte me nënën e tij dhe të madhen, Nexhmije Pagarusha, e vë në theks gjithmonë në prononcimet e tij, duke i konsideruar si të pazëvendësueshme.
Më poshtë gjeni videon e plotë: