Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nga sot ka udhëzuar Ministrinë e Shëndetësisë që të mos testohen rastet e kontaktit por vetëm ata persona që shfaqin simptoma të koronavirusit.
Sipas një vendimi që e ka përcjellë në komuna, Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të IKSHPK-së nga tani do të bëjë testimin vetëm te të hospitalizuarve në Klinikën Infektive dhe të atyre me simptoma të rënda të virusit.
E personat të cilët nuk kanë simptoma, sipas Drejtorit i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, të qëndrojnë në vetëizolim.
Ramadani ka thënë se ky vendim është marrë duke u bazuar në rekomandimet e OBSH-së për strategjinë e testimit dhe ritestimit laboratorik.
Ai ka treguar se cilët persona mund të testohen në kuadër të këtij udhëzimi.
“Duke u nisur nga kriteret e paralajmëruara, rekomandojmë që të testohen të gjitha institucionet në Klinikën Infektive dhe repartet e dedikuara për pacientët me Covid-19, reparti i Pulmologjisë, personat me shenja të infeksionit, kontakte të afërta me personat e infektuar, personat me sëmundje kronike dhe të mushkërive dhe me sëmundje vaskulare dhe cerebro-vaskulare, renale, të mëlcisë, hipertension, diabet dhe të gjitha rastet e dyshuara në instituionet e mbyllura si shkolla, spitale, shtëpi të pleqve dhe burgje, shtetas të Kosovës të cilët udhëtojnë në trajtim jashtë vendit dhe duhet të kenë një dokumentacion përcjellës që kërkohet nga shteti që udhëtojnë”, ka thënë Ramadani
Përveç pacientëve me simptoma, do të testohen edhe ata me sëmundje shoqëruese.
“Pacientët me sëmundje të rëndë respiratore, me shenja koll, ethe, temperaturë, frymëzënje, ose shfaqje e papritur e humbjes së shqisës së nuhatjes ose shijes, ose imazherisë radiologjike, histori udhëtimi në një zonë ku ka pasur vatra të rasteve në 14 ditë të pandemisë, dhe kontakt i ngushtë në 14 ditë me personat që kanë simptome ose të konfirmuar të mundshëm me Covid-19”, ka deklaruar Ramadani për Rel.
Pas rritjes së numrit të rasteve, Ramadani ka shtuar se kthimi i masave të izolimit varet nga situata epidemiologjike. /GazetaSinjali/