image Pasi iu konfirmua aktakuza, flet Valon Ramadani

Drejtësi

Pasi iu konfirmua aktakuza, flet Valon Ramadani

news image

Deputeti i VV-së Valon Ramadani ka reaguar pasi i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Themelore në Prishtinë për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Ramadani deklaroi se akuza ndaj tij është e pabazë, ndërkaq theksoi se sa herë të jetë nevoja, secili duhet të protestojë kundër copëtimit të atdheut.

Akuza kundër meje është e pa bazë. Unë, si deputet, kam protestuar kundër humbjes së 8200 hektarëve të Kosovës. Sa herë që të jetë nevoja, çdo shqiptar duhet të protestojë kundër copëtimit të atdheut tonë”, tha tutje ai.

Ramadani është kandidat i VV-së për kryetar të komunës së Ferizajt.

“Ka ikur koha kur institucionet vepronin kundërligjshëm, dhe sepse komuna e Ferizajit ka nevojë për energji të reja për zhvillim”, shtoi Ramadani.

/GazetaSinjali/