image Rama: Secili qen në kryeqyetet do ta ketë një pronar dhe do të pajiset me një mikroçip

Kosovë

Rama: Secili qen në kryeqyetet do ta ketë një pronar dhe do të pajiset me një mikroçip

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka filluar adoptimi i qenve endacakë në Prishtinë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Rama bëri të ditur se tashmë secili qen në kryeqytet do të ketë një pronar dhe se ata janë siguruar që të ofrojnë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit.

Tutje i pari i Prishtinës tha se secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

/GazetaSinjali/