Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se qendra për trajtimin e qenve endacak ndodhet në fazën e fundit të ndërtimit.
I pari i kryeqytetit ka theksuar se objekti tashmë ka marrë formën dhe janë duke u përfunduar punimet e brendshme.
Ndër të tjerash, Rama gjithashtu ka bërë me dije se pas përfundimit të projektit, të gjithë qentë endacak të indentifikuar në territorin e kryeqytetut do të trajtohen, vaksionohen, shërohen, dhe kastrohen/sterilizohen në këtë qendër.
Postimi i plotë:
Qendra për trajtimin e qenve endacak është në fazën finale të ndërtimit
Objekti ka marrë formë dhe janë duke u përfunduar punimet e brendshme.
Me përfundimin e këtij objekti, të gjithë qentë endacak të identifikuar në territorin e #kryeqytetit do të trajtohen – vaksinohen, shërohen dhe kastrohen/sterilizohen në këtë qendër.
Shumë shpejt do të fillojmë edhe me ndërtimin e Parkut të Kafshëve, me fokus në qentë me dhe pa pronarë, në një sipërfaqe prej 10 hektarëve në fshatin Slivovë.
Ndërtimi i Parkut tashmë është në fazën përgatitore të procedurave të brendshme të domosdoshme për realizimin e tij.