image Rama pyetet pse nuk u takua me gjithë liderët së bashku, ai thotë se nuk e ka për detyrë

Politikë

Rama pyetet pse nuk u takua me gjithë liderët së bashku, ai thotë se nuk e ka për detyrë

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë për media, pasi u pyet se pse nuk u takua me gjithë liderët së bashku por veç e veç, ai u përgjigj se nuk ka një detyrë të tillë dhe nuk ka kapacitetin.

“Nuk jam këtu për t’i bashkuar partitë politike në një tryezë, apo liderët së bashku, sepse nuk është detyra ime”, tha ai.

Sipas Ramës, Shqipëria e ka për detyrë ta mbështesë Kosovën, por jo të luaj rolin e kujdestarit apo tutorit.

“Shqipëria e ka detyrim të mbështesë Kosovën pa kushte, por Shqipëria nuk e ka e as nuk do ta marrë përsipër detyrën e kujdestarit apo tutorit, që nga lart i tregon udhëheqësisë në Kosovë se çfarë duhet të bëjë. Unë nuk erdha këtu që të bëjë bashkimin mes forcave politike si personi që kam detyrën dhe kapacitetin për ta bërë këtë, por erdha këtu për ta dëgjuar nga të gjithë, sy më sy, hapur, opinionet e tyre, këndvështrimin e tyre”, u shpreh Rama.

Kujtojmë që kryeministri Rama dje dhe sot qëndroi në Kosovë, ku u takua me shumicën e liderëve kosovarë, pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja ndaj presidentit Hashim Thaçi./ Gazeta Sinjali/