image Rama për Reuters para Procesit të Berlinit: Shqipëria është pro një Marrëveshje të zgjeruar për Tregtinë e Lirë

Shqipëri

Rama për Reuters para Procesit të Berlinit: Shqipëria është pro një Marrëveshje të zgjeruar për Tregtinë e Lirë

news image

Reuters ka publikuar një bisedë me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama e cila është fokusuar rreth Marrëveshjes CEFTA.

Intervista është publikuar në prag të takimit të Procesit të Berlinit të organizuar nga kancelari gjerman Olaf Shcolz.

Rama ka thënë se Shqipëria është pro një Marrëveshje të zgjeruar për Tregtinë e Lirë në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të aspiratave të Shqipërisë për anëtarësim të Bashkimit Evropian deri në vitin 2030.

Rama po ashtu e ka konfirmuar se do të kandidojë për mandatin e katërt në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri.

/GazetaSinjali/