image Rama në emision me Grenellin në SHBA: S’kemi nevojë për gazin rus

Shqipëri

Rama në emision me Grenellin në SHBA: S’kemi nevojë për gazin rus

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se kombi i tij është “një aleat i përkushtuar” i Shteteve të Bashkuara.

Rama në një intervistë në “Wake Up America” të Newsmax, në Nju Jork, nga ish i dërguari special i Trump në Kosovë, Richard Grenell, u pyet për situatën në Ukrainë. Ai tha se kjo luftë i ka bërë të distancohen plotësisht nga Rusia.

“Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës, duke mos pasur asnjë kontakt me Kremlinin që nga vitet 1960. Kjo histori na bëri të distancohemi plotësisht nga Rusia”, tha ai.

Në 30 vitet e ndërtimit të demokracisë, Rama tha se ishte i kënaqur që nuk kishte asnjë kontakt me Rusinë dhe se asnjë president rus nuk e ka vizituar vendin. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi edhe njëherë se vendi nuk varet nga gazi rus.

” Nuk mungon, ne nuk varemi nga gazi rus,” tha kreu i Shqipërisë.

Në fund ai tregon se vetëm 1% e popullsisë mbështet Rusinë dhe të gjithë Ukrainën.

“Nuk është e vështirë të mbash një pozicion shumë të fortë në vendin ku popullariteti i presidentit rus Vladimir Putin është më pak se 1%”, përfundoi Rama.

/GazetaSinjali/