image Rama nxjerr pamjet: Kështu do të duket tuneli në rrugën 'Agim Ramadani' në qendër të Prishtinës

Sociale

Rama nxjerr pamjet: Kështu do të duket tuneli në rrugën ‘Agim Ramadani’ në qendër të Prishtinës

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se do të ndërtohet tuneli në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytetit, raporton Gazeta Sinjali.

Në Facebook, kreu i Prishtinës ka publikuar edhe disa fotografi se si do të duket ky tunel.

Kryetari Rama ka thënë se tuneli pritet të lidh Prishtinën e vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skënderbeu, Zahir Pajaziti dhe Xhorxh Bush e deri te Katedralja.

Postimi i plotë:

Transformimi i Prishtinës po vazhdon🤩

🚧Ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani” tanimë është në fazën e prokurimit.

🏙️Ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skenderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja.

Në këtë mënyrë po krijojmë më shumë hapsira për këmbësorë e gjelbrim, ajër më të pastër e jetë më të shëndetshme për qytetarët🚶‍♀️🌳

Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave