Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nga sot kanë filluar rrënimin e shtëpivaze tek Tregu i Gjelbër.
Ai bëri të ditur se kjo do ta mundësoj një hapsirë më të përshtatshme për Tregun deri në realizimin e projektit të madh në këtë zonë.
‘’Pas heqjes së azbestit, kemi filluar me rrënimin e shtëpizave në mënyrë që të krijojmë një hapësirë sa më të përshtatshme për Tregun e Gjelbër të përkohshëm, duke vazhduar më pas me realizimin e projektit të madh për këtë zonë’’, shkruajti në Facebook Rama.