image Rama në Selanik: I pashlyer gjaku i dëshmorëve shqiptarë të rënë në këtë vend

Shqipëri

Rama në Selanik: I pashlyer gjaku i dëshmorëve shqiptarë të rënë në këtë vend

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takimin e tij me shqiptarët e Greqisë në Selanik, tha se gjaku i dëshmorëve që ranë në këtë vend nuk do të shlyhet asnjëherë.

Ndër të tjera ai flet për riatdhesim të eshtrave të figurave të njohura të Shqipërisë, ku përmendi dhe ata të Kosovës.

“Këtu kemi murin e lotëve, këtu kemi dëshmorët tanë. E vërtetë që nuk ka mbetur shumë nga varrezat e hershme të shqiptarëve në këtë qytet, por i pashlyer do të jetë gjaku i dëshmorëve nga dy skajet e gegërisë dhe toskërisë që u martirizuan në këtë qytet. Dhe nëse shteti shqiptar është kujdesur në të kaluarën për t’i riatdhesuar eshtrat e Hasan Prishtinës nga Kosova dhe … nga Korça, i paskalitur ka mbetur memoriali i një tjetër korçari, Spiro Kosturit, një nga ata të shkëlqyeshmit të komunitetit tonë”, tha Rama.

Po ashtu, kreu i qeverisë adresoi një incident të ndodhur ditën e shtunë në kufirin me Greqinë, në Kapshticë ku mediat shqiptare u bllokuan për orë të tëra nga pala greke pa asnjë argument.

“Ndodhi për arsye të panjohura për ne. Dua të falënderoj ministrin e Jashtëm grek për ndërhyrjen e tij. Dhe për zhbllokimin e një situatë absurde që kurrë nuk i ka ndodhur asnjë gazetari grek në kufirin hyrës të Shqipërisë”, deklaroi Rama.

/GazetaSinjali/