image Rama në Ankara, pritet nga Erdogan dhe merr pjesë në darkën zyrtare të samitit të NATO-s

Shqipëri

Rama në Ankara, pritet nga Erdogan dhe merr pjesë në darkën zyrtare të samitit të NATO-s

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në pritjen dhe darkën zyrtare të organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe Zonja e Parë, Emine Erdoğan, në kuadër të samitit të NATO-s që po zhvillohet në Ankara.

Ceremonia u organizua në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve pjesëmarrëse në samit, si dhe bashkëshortëve të tyre, duke qenë një prej aktiviteteve kryesore të takimit të Aleancës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/